1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadori gjerman i reagon ashpër qeverisë Hoti

Rekomandime

Ambasadori gjerman në vend, Jorn Rode, i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit ka shuar departamentin e Policisë Anti-Korrupsion, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ambasadori përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, tha se kjo ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për luftimin e korrupsionit.

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Rode.

Këtij postimi ai i ka bashkëngjitur edhe disa të tjera, ku janë publikuar disa statistika në të cilat thuhet se Gjermania është inevistitori më i madh në Kosovë në pjesën e parë të këtij viti.

- Advertisement -

Ai thekson mes tjerash se do të kishte më shumë investitorë nëse do të kishte luftë efektive kundër korrupsionit.

- Advertisement -

“Gjermania edhe një herë investitori më i madh në në gjysmën e parë të vitit 2020. Lajm i mirë vërtet! Mund të ishte shumë më tepër nëse investitori dhe mjedisi i biznesit do të shihnin përmirësimin e nevojshëm, përkatësisht ndaljen e korrupsionit të përhapur”, ka shkruajtur ai.

Ky reagim vjen pasi Qeveria Hoti vendosi të shuaj departamentin Anti-Korrupsion të Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit