Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri si dhe deklaratave të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.
Përmes një publikimi në Twitter, Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë”.
“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, shkroi ambasadori.