2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasadori gjerman uron LVV-në: Qeveria të formohet shpejt e të zgjidhet presidenti – Kosova ka shumë prioritete urgjente

Rekomandime

Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

- Advertisement -

Përmes profilit të tij zyrtar në Twitter diplomati gjerman ka uruar Vetëvendosjen për atë që Rohde e ka cilësuar si fitore historike me më shumë se 50 % të votave.

“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave”, ka shkruar Rohde.

Ai tutje shtoi se një rezultat i tillë i qartë duhet të dërgojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjet e presidentit, dhe veprime vendimtare për shumë çështje urgjente që Kosova ka përpara.

- Advertisement -

“Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosovës”, deklaroi Rohde.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit