25.6 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Kurti pas certifikimit të rezultateve: Ditë e mirë dhe shans i madh për Kosovën

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve.

- Advertisement -

Kurti ditën e sotme e vlerësoi si një ditë të mirë dhe shans të madh për Kosovën.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.

Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

- Advertisement -

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit