Ambasadori gjerman vëzhgon ardhjen e votave nga Gjermania

0
113

Ambasadori gjermani në Kosovë, Jorn Rohde, ka vëzhguar ardhjen e votave përmes postës në Kosovë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen këtë të diel.

“Sot arriti një dërgesë tjetër postare në zarfet e votave nga votuesit e diasporës dhe iu dorëzua KQZ-së në DHL selia e Prishtinës në prani të PK këtë pasdite”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se deri tash janë pranuar një numër i madh i pakove të votave nga diaspora.

Sot gjatë ditës në Kosovë kanë arritur edhe disa autobusë me qytetarë nga diaspora të cilët kanë marrë rrugën për të ardhur në Kosovë për zgjedhjet që do të mbahen.