11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ambasadori Hill: Do t’i bëjë presion Serbisë për rastin e vëllezërve Bytyqi

Rekomandime

I emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), tha sot se do t’i bëjë presion Serbisë për rastin e vëllezërve Bytyqi të cilë u ekzekutuan në mënyrë barbare nga serbët.

Christopher Hill duke dëshmuar para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë tha se një nga përparësitë e tij kryesore do të jetë siguria e amerikanëve dhe personelit amerikan.

- Advertisement -

“Unë do të vazhdoj përpjekjet tona të gjata për të nxitur hetimin e plotë për vrasjen në vitin 1999 të vëllezërve Bytyqi, tre shtetasit amerikanë të ekzekutuar ndërsa ishin në paraburgim nga policia serbe. Unë jam i përkushtuar që t’i bëj presion qeverisë serbe që të sigurojë që personat e përfshirë të vendosen para drejtësisë”, tha ai.
Gjithashtu Hill e paraqiti çështjen e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, si një nga përparësitë që do të ndjekë nëse konfirmohet për postin e ambasadorit të Serbisë.

Ambasadori Amerikan ka thënë sot se SHBA’të besojnë se njohja reciproke është mënyra më e mirë për të ecur përpara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit