12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ambasadori Hill ia bën një telefonatë Vuçiqit, ia jep një porosi të qartë

Rekomandime

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, i bëri thirrje presidentit Vuçiq që të sigurojë që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos marrë pjesë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetin. Pas disa takimeve gjatë ditës, Vuçiq shprehu shqetësimin për presionet.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, lidhur me situatën në Kosovë.

“Ambasadori Hill kërkoi nga presidenti Vuçiq që Serbia të sillet me përgjegjësi, seriozisht dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal”, njoftoi Presidenca.

Në njoftim thuhet se presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar që të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

- Advertisement -

“Serbët nga veriu i Kosovës janë të tmerruar nga shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë për rajonin e Veriut, Nenad Gjuriq dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me targat, dhe të tronditur për të qindtën here nga deklaratat e përsëritura se ligji ndërkombëtar, Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni i Komunave Serbe nuk ekziston për ta”, tha Vuçiq, njoftoi Presidenca.

Kjo bisedë ka ndodhur pas vendimit të serbëve nga Kosova që të largohen nga institucionet. Situata në Kosovë ishte në fokus të takimeve të presidentit Vuçiq me ambasadoren e Kinës Chen Bo dhe ambasadorin rus Aleksandar Bocan Harçenko.

- Advertisement -

Vuçiq ka shkruar në Instagram se ka njoftuar ambasadorët e Kinës dhe Rusisë për “situatën në Kosovë, qëndrimin e Serbisë dhe presionet me të cilat përballen serbët dhe Serbia”. Siç tha ai, Serbia mbetet e përkushtuar për “respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani”.

“Përsërita mirënjohjen tonë për qëndrimin parimor të Federatës Ruse dhe mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shkroi Vuçiq në rrjete sociale pas takimit me Bocan Harçenkon i cili tha se “të gjitha informacionet e paraqitura do t’ia përcjellë Moskës zyrtare”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka diskutuar për Kosovën me Patriarkun Porfirije dhe kreret e Kishës Ortodokse Serbe. Në takim morën pjesë edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe anëtari i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës nga radhët e popullit serb, Milorad Dodik.

“Me Shenjtërinë e Tij Patriarkun Serb Porfirije dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ndava shqetësimin tim për të gjitha sfidat dhe presionet me të cilat po përballet populli ynë në Kosovë dhe shteti serb. Jemi të vendosur të mbrojmë fuqishëm dhe bashkërisht interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Më parë është mbajtur seanca e veqant e Qeverisë së Serbisë, në të cilën para anëtarëve të Qeverisë dhe drejtorëve të institucioneve publike, presidenti i Serbisë ka prezantuar raportin për bisedimet që ka pasur me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

“Faleminderit për ftesën dhe që më dhatë mundësinë t’ju informoj për situatën në të cilën ndodhet Serbia. Ne nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Të premten në mbrëmje, Vuçiq u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka shkruar në Twitter se biseda me presidentin Vuçiq ka qenë e vështirë dhe e gjatë, por e drejtë dhe se pret sjellje të përgjegjshme nga të gjithë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë.

“Dhuna duhet shmangur”, shkroi Lajçak në Twitter këtë mëngjes.

Ai shtoi se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut të Brukselit duhet të zbatohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit