1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasadori Hovenier do të mbajë fjalim në ceremoninë për Reçakun

Rekomandime

Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut.

Më pas të tre krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

- Advertisement -

Në këtë ceremoni, Osmani dhe Kurti do të mbajnë fjalime, së bashku edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ndërsa një mesazh përmes videos do të japë edhe ambasador William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë.

Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca si dhe kryeministri Kurti do të marrin pjesë edhe në hapje të ekspozitës kolektive në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë me fillim prej orës 13:00.

Homazhe pritet të bëjnë edhe autoritetet lokale si dhe përfaqësues të partive politike si dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Aktivitete janë organizuar edhe në Prishtinë si dhe në qytete të tjera, ku veçohet aktivitetet në Krushë të Madhe, një fshat i cili ka pësuar shumë nga lufta e funditku në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Krushë dhe në të gjithë Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit