8.7 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Qeveria thotë se ka bërë përgatitjet e duhura në rast se mbahet referendumi ilegalisht

Rekomandime

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se institucionet tona kanë bërë përgatitjet e duhura në rast se të dielën do të mbahet referendumi i Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Megjithatë, Kryeziu thotë se ajo është një situatë hipotetike, dhe deri tani, sipas tij, nuk ka ndonjë indikacion se do të ndodhë një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Padyshim që qëndrimet tona përkthehen në veprime tona. Nuk ka dyshim sa i përket kësaj çështje. Nuk dua të paragjykoj asnjë sjellje të qytetarëve tanë të komunitetit pakicë serb. Ne kemi ofruar alternativat se si ata mund të jenë pjesë e këtij procesi. Nuk jam i njoftuar deri tani nëse ka ndonjë indikacion që referendumi do të mbahet në pjesën veriore apo në qytetet tjera me serbë. Janë bërë përgatitjet e përshtatshme për të zbatuar këtë vendim”, ka thënë Kryeziu në “Interaktiv” të KTV-së.

Kryeziu ka thënë se pret që të gjitha partitë opozitare të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme. Ftesën për këtë seancë ai e ka ndërlidhur me shprehjen e vullnetit politik në vend përmes një rezolute.

Ai po ashtu ka kërkuar që jo çdo çështje që lidhet në raport me Serbinë të lidhet edhe me dialogun në mes dy shteteve.

- Advertisement -

Kryeziu ka thënë se Qeveria e Kosovës e konsideron lajm shumë pozitiv përafrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, ndërsa ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë për refuzim të Asociacionit njëetnik të komunave me shumicë serbe nuk do të ndryshojë.

Ai ka përsëritur që Kosova e sheh të mundur arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë gjatë mandatit të presidentit amerikan, Joe Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit