10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ambasadori i Izraelit: Kemi kapacitet për ta rrafshuar Gazën, duam paqe

Rekomandime

Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë për T7, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.

Ndër të tjera Oryan tha se Izraeli ka kapacitet ta rrafshojë Gazën, por nuk do ta bëjë këtë. Kjo për shkak se sipas tij, Izraeli do paqe, shkruan Express.

- Advertisement -

“Izraeli ka kapacitete për ta rrafshuar Gazën, por ne nuk po e bëjmë këtë. Nuk jemi të interesuar për ta bërë këtë. Ne duam që të jetojmë në paqe dhe harmoni sa më shumë që është e mundshme”, është shprehur Oryan.

Ndërsa për Hamasin, ambasadori tha se është vetëm një organizatë te.rroriste që lanson mijëra rakta mbi Izraelin.

“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vr.asjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vr.asja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit