7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasadori i Izraelit në Serbi: S’ka datë se kur do ta njohim shtetin e Kosovës

Rekomandime

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan po deklaron se shteti i tij nuk e ka një datë specifike për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ani pse në marrëveshjen e Uashingtonit me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në pikën e saj të fundit ishte edhe njohja mes Izraelit dhe Kosovës, ende nuk është bërë asgjë për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ambasadori izraelit në Beograd ka thënë se për aq sa di, nuk ka një datë specifike se kur kjo mund të ndodhë, por ai do të njofton serbët paraprakisht.

“Mund të ju siguroj se do t’i njoftojmë miqtë tanë në Serbi për lëvizjet tona. Do ta bëj më të mirën për ta bërë këtë sa më transparente dhe ta informojmë Serbinë paraprakisht”, është shprehur Vilan për N1.

- Advertisement -

Ambasadori Vilan ka thënë se Izraeli ka mirëpritur vendimin e Serbisë për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem në korrikun e vitit të ardhshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit