10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ambasadori i Kosovës në Bangladesh: Si mund të mos qajë Distria kur unë po qaj më shumë se ajo

Rekomandime

Ambasadori i Kosovës në Bangladesh, Güner Ureya, ka thënë se ka derdhur lot gëzimi, pasi Distria Krasniqi ia solli Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike të shtunën nga Lojërat Olimpike Tokio 2020.

- Advertisement -

Ureya, i cili u emërua si ambasadori i parë i Kosovës në Bangladesh më 2019 pasi vendi i Azisë Jugore e njohu pavarësinë e Kosovës më 2017, e ndau gëzimin e tij në rrjetet sociale për triumfin e Krasniqit në Japoni.

Krasniqi – numri një i botës në kategorinë deri në 48 kilogramë – e mundi të shtunën japonezen Funa Tonaki në tokën e saj për ta fituar medaljen e artë olimpike dhe të parën në karrierë në Lojëra Olimpike, duke e konfirmuar mbizotërimin e saj në këtë kategori.

Në një reagim në rrjetin social Twitter, Ureya, i lindur në Prizren, tregoi një bisedë me bashkëshorten e vet që kishte ndodhur gjatë ceremonisë emocionale të pranimit të medaljes së artë nga 25-vjeçarja.

- Advertisement -

Ureya shkroi: “Bashkëshortja ime më tha: ‘Shiko, Distria po qan’. Unë i thashë: ‘Si mund të mos qajë ajo kur unë po qaj më shumë se ajo?’.”

Fitimi i medaljes së artë nga Krasniqi nënkupton që Kosova tani i ka dy medalje të arta olimpike në historinë e vet olimpike nga dy Olimpiadat e fundit, që të dyja në xhudo, pas Majlinda Kelmendi e kishte fituar të artën në Lojërat Olimpike në Rio 2016.

- Advertisement -

Por Kelmendi, e goditur nga lëndime të vazhdueshme dhe mungesa në gara viteve të fundit si pasojë, dështoi ta përsërisë suksesin e para pesë vjetëve, pasi u mposht qysh në luftën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Tokio.

Kosova, megjithatë, ende mban shpresa për medalje të tjera olimpike, pasi Akil Gjakova dhe Nora Gjakova do të garojnë të hënën në mëngjes, ndërsa Loriana Kuka të enjten më 29 korrik. Të tre në xhudo, po ashtu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit