4.4 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ambasadori i Zvicrës qorton Amerikën: Kosova është në Evropë

Rekomandime

Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka bërë të ditur se shteti i tij e mbështet dialogun me Serbinë i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka bërë të qartë se shteti zviceran e mbështet dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Sipas tij, përfshirja e akterëve të tjerë, duke aluduar në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, është e mirëseardhur, por siç theksoi ai, dialogu është çështje e Evropës dhe i takon shteteve evropiane që ta zgjidhin atë.

Në frymën e zhvillimeve të fundit kemi pasur që edhe akterë të tjerët po e ndihmojnë procesin, ata mund të kontribuojnë por të gjithë duhet të kuptojnë se për problemet evropiane dhe duhet të zgjidhen evropiane pra ky proces ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së apo të tjerëve që nuk janë anëtare të BE-së, siç është Zvicra”, tha ambasadori Lebet.

Tutje ai në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me tëmën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”, ka thënë se, normalizimi i marrëdhëneve Kosovë-Serbi është çëshjte evropiane dhe se Zvicra e mbështet një dialog të tillë.

- Advertisement -

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të tregohen të gatshme për rifillimin e dialogut.

Normalizimi marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është çështje evropiane prandaj ne e mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ashtu siç është mandatar nga Kombet e Bashkuara.

- Advertisement -

Kosova duke punuar me Bashkimin Evropian mund të ndikojë në procesin e dialogut duke marrë pjesë në krijimin e skemës dhe qëndrueshmërisë.

Rezultatet e dialogut të mëparshëm nën lidershipin e BE-së janë goxha të përziera. Prej vitit të mesit të vitit 2019 ka qenë edhe më diskret me dialogun.

BE-ja tani është funksionale dhe zotëri Lajçak erdhi dje dhe tani kemi filluar diskutimet me të mirëpo me ë rëndësishme është vullneti i sinqertë i Kosovës dhe Serbia për të normalizuar marrëdhëniet.

Shpresojmë që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun në bazë të kësaj, pra të normalizojnë marrëdhëniet”, theksoi ambasadori Lebet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit