1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadori palestinez sulmon Gërvallën për ta qetësuar Beogradin pas takimit të Antalisë

Rekomandime

Ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohammed Nabhan, ka folur për mediat serbe pas raportimeve për takimin në mes të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla dhe shefit të diplomacisë palestineze, Riyad Al Malik, në kuadër të Forumit të Antalias për Diplomaci.

Për një takim të tillë të cilin Gërvalla e kishte mbajtur sekret, Nabhan ka thënë se për Palestinën s’ka kurrfarë rëndësie dhe se një gjë e tillë nuk nënkupton që ka një ndryshim të pozicionit të Palestinës për Kosovën.

- Advertisement -

Fakti që ministri është takuar në kuadër të një takimi në qytetin turk nuk do të thotë asgjë për ne dhe nuk nënkupton ndryshim pozicioni”, ka thënë Nebhan për Kosovo Online, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se qëndrimi i Palestinës për Kosovën bazohet në respektim të Rezolutës 1244.

Tutje ambasadori palestinez kur ka folur për vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem, ka folur me tone nervozizmi duke iu referuar kryediplomates Gërvalla me “kjo zonja” dhe duke pretenduar se Gërvalla “s’di mjaftueshëm se çfarë kuptimi ka Jerusalemi për Palestinën dhe arabët”.

- Advertisement -

“Ajo duhet ta dijë pozicionin e Palestinës dhe myslimanëve e katolikëve të Palestinës, dhe vetëm pastaj mund të thotë diçka”, ka thënë Nabhan.

Ai në fund ka thënë se çështja e Jerusalemit për Palestinën është një vijë e kuqe ku askush s’mund të kalojë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit