8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E fundit: Konfirmohet varianti i ri i virusit COVID-19 në Shqipëri

Rekomandime

ISHP nga Shqipëria tha këtë të martë se varianti i ri i Omicron BA.2 është konfirmuar në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat, Artan Simaku tha se ky variant është gjetur në disa rrethe të vendit, megjithatë shprehet se varianti i parë Omicron është aktualisht ai që është dominues.

Varianti i ri, duke qenë më infektues pritet që të bëhet dominues në javët në vijim. Sipas ekspertëve vaksinimi është mbrojtja më e mirë për të mbrojtur nga të gjitha variantet e Covid-19.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

05 Prill, Tiranë-Instituti Shëndetit Publik informon qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2. Nga laboratori i referencës në Gjermani, jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të dërguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë: 86%(476) janë mostra BA1, 8.3%(46) janë mostra BA2, 3% (18) janë mostra delta. Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kalojë në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

- Advertisement -

Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit. Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës antiCOVID.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit