12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ambasadori spanjoll në Serbi: “S’e njohim Kosovën, e respektojmë të drejtën ndërkombëtare”. E demanton Gjykata Ndërkombërare

Rekomandime

“Spanja nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, sepse ajo respekton të drejtën ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Kështu ka thënë ambasadori i këtij vendi në Beograd, Raul Bartolome Molina, duke shtuar se kjo mosnjohje shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare.

Ai tha se pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është një politikë zyrtare shtetërore, pavarësisht se siç tha ai cila parti është në Qeveri në një moment të caktuar.

“Nga ana tjetër, mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur nga deklarata e njëanshme e pavarësisë së atij territori”, deklaroi diplomati spanjoll në Beograd.

- Advertisement -

Por, ambasadorin e demanton Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila kishte vendosur që Pavarëdia e Kosovës nuk e shkeI të Drejtën Ndërkombëtare.

Molina tha se ata nuk janë nën presion për të ndryshuar pozicionin e tyre, dhe se sipas tij: pozicioni i vendit në lidhje me mosmarrëveshjen mbi territorin e Kosovës nuk është as kapriçioz dhe as arbitrar, por është rezultat i respektimit të ligjit nderkombetar

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit