3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ambasadori ukrainas: S’kemi ndryshuar qëndrim për Kosovën, as nuk do të ndryshojmë

Rekomandime

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, në një intervistë për mediumin serb “Alo” ka thënë se pozicioni i Ukrainës karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe se “respektojnë integritetin territorial të Serbisë”.

“Pozicioni i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i ditur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Alexandrovich për “Alo’, kur është pyetur nëse do ta ndryshojnë pozicionin karshi Kosovës pas kërkesave nga Prishtina zyrtare për njohjen e pavarësisë.

- Advertisement -

Alexndrovich është pyetur edhe për atë nëse ka pasur ndonjë takim muajin e fundit me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan Kharchenko dhe ka thënë se “nuk komunikon me përfaqësues zyrtarë të shteteve që bombardojnë maternitetet dhe centralet nukleare“.

Pjesa nga intervista:

ALO: Institucionet e Prishtinës kanë bërë thirrje që Ukraina ta njohë shtetin e Kosovës. A do ta ndryshojë Ukraina pozicionin e saj për këtë çështje?

- Advertisement -

Alexandrovich: Dua të sqaroj diçka. Me sa unë di, ne s’kemi pranuar një kërkesë të tillë. Qëndrimi parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i njohur dhe i pandryshueshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit