17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Arabia Saudite ekzekuton 81 të burgosur brenda ditës

Rekomandime

Arabia Saudite ka bërë të ditur se ka ekzekutuar 81 të burgosur, përfshirë ata që janë të dënuar për vr*asje, apo që u përkasin grupeve militante.

- Advertisement -

Agjencia shtetërore e lajmeve ka bërë të ditur këtë njoftim më 12 mars.

Ajo ka thënë se personat e ekzekutuar kanë qenë pjesëtarë të grupeve si: Al-Kaida, Shteti Islamik, apo rebelë Huthi.

Sipas saj, ata kanë qenë duke planifikuar sulme nëpër vende të ndryshme dhe kanë kontrabanduar armë brenda Arabisë Saudite.

- Advertisement -

Shkalla e këtij ndëshkimi konsiderohet më e larta që ka ndodhur në vjetët e fundit në territorin e Arabisë Saudite./REL

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit