12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ambasadorja e Francës: Jemi skeptik për liberalizimin e vizave, frikën e kemi nga migrimi që mund të shkaktohet

Rekomandime

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine-Butel, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ku ka treguar se Franca është një nga vendet skeptike për liberalizimin dhe ka theksuar se ky skepticizëm ndërlidhet me frikën nga migrimi potencial që do të mund të shkaktohej nëse hiqet regjimi i vizave për Kosovën.

Në një intervistë për Gazeta Express, Butel ka folur për liberalizimin e vizave, ku ka thënë se Kosova ka plotësuar kriter e Komisionit të BE’së, ku ishin bërë reforma të rëndësishme.

- Advertisement -

Sipas Butel ky është hap i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm.

“Në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, Komisioni i BE-së përcaktoi një listë të kritereve teknike të cilat konsideronte se ishin përmbushur nga Kosova dhe që, në të vërtetë, ishin bërë reforma të rëndësishme për ta arritur këtë. Ky hap është i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm. Në të vërtetë, duhet theksuar se vendimet për vizat me qëndrim të shkurtër dhe rrjedhimisht qasja në zonën Shengen janë të një natyre politike dhe, për këtë arsye, i përkasin qeverive të shteteve anëtare që takohen në kuadër të Këshillit të BE-së. Duhet saktësuar se ato vendime merren jo me konsensus, por me shumicë të kualifikuar, që do të thotë se vetëm një shtet nuk mund t’i bllokojë ato”, ka thënë Butel.

Ambasadorja franceze është pyetur se sa ka gjasa që një qëndrim i tillë i Francës të ndryshojë dhe a mund të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit prill.

- Advertisement -

“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, është e vërtetë se Franca është një nga shtetet, së bashku me disa tjera, e cila ka shprehur rezerva, sepse këto shtete janë të shqetësuara për rreziqet, veçanërisht ato të migrimit, që do të mund të shkaktohej. Prandaj, është e rëndësishme që Kosova të dëshmojë se janë zbatuar masa konkrete për vënien nën kotroll të këtyre rreziqeve dhe se janë arritur rezultate të prekshme, si në aspektin e parandalimit të migrimit të paligjshëm, ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të rënda.”, është shprehur ajo.

Tutje Marie Christine-Butel, është pyetur se a pritet që Franca ta vendosë në rend dite në Këshillin e Ministrave të BE-së çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

- Advertisement -

“Duke e pasur parasysh kontekstin ndërkombëtar, axhendat e Këshillave të ardhshëm ka të ngjarë të jenë të ngarkuara dhe disa vendime mund të jenë të vështira për t’u marrë nga shtetet anëtare. Konkretisht, kjo do të thotë se, sa i përket liberalizimit të vizave, përfshirja në axhendën e Këshillit të BE-së nga Franca ose nga çdo shtet tjetër që do të udhëheqë Presidencën, mund të konsiderohet (parashihet/planifikohet), vetëm nëse ekziston siguria se shumica e kërkuar për një vendim të favorshëm është arritur”, ka thënë në fund ambasadorja franceze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit