2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadorja finlandeze i shkon në zyrë Albin Kurtit, i jep dy libra si dhuratë për fitore

Rekomandime

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, ka pritur në zyrë edhe ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Ambasadorja Pia Stjernvall e ka uruar Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e të dielës që shkoi, duke e vlerësua pozitivisht procesin zgjedhor, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, me ambasadroen u fol rreth Qeverisë së ardhshme, me fokus në nevojën për reforma.

- Advertisement -

“Në takim pati pajtueshmëri që përvojat dhe ekspertiza nga sistemi arsimor i Finlandës do ta ndihmonin reformën dhe përmirësimin cilësor të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kryetari Kurti përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje që për dialogun më e rëndësishme është përmbajtja, sesa afatet kohore, dhe tri parimet për të shëruar pasojat e qasjes së gabuar paraprake: jo marrëveshje pa dialog; jo dialog me harta; dhe, jo presidentët e shteteve mbi harta”, thanë VV-ja.

Në fund, si dhuratë për fitore, ambasadorja Stjernvall i dhuroi kryetarit Kurti dy libra mbi inovacionet e shoqërisë finlandeze.

Ndryshe, Kurti priti dje në takim edhe ambasadorë të tjerë, përfshirë edhe ambasadorin e Amerikës, Philip Kosnett.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit