6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ambasadri britanik e pret Kurtin, ia bën një befasi me flamur

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Në këtë takim ambasadori britanik e ka pritur kryetarin e VV-së me flamurin e Kosovës në prapavijë ndryshe nga takimi i fundit i tyre në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Takimi i fundit i zhvilluar mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ambasadorit britanik Nicholas Abbott në shtator të këtij viti kishte zgjuar reagime të shumta edhe në Beograd.

Në atë takim Kurti kishte pritur Abbottin me flamurin kombëtar në zyre.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kishte reaguar në Twitter duke e pyetur ambasadorin Abbott se i cilit shtet është flamuri para të cilit ky i fundit është fotografuar me Kurtin, pasi në pamje dukej flamuri i Shqipërisë.

“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: në cilat zgjedhje ka fituar Kurti dhe partia e tij dhe i cilit shtet është flamuri para të cilit, Shkëlqësia Juaj, jeni fotografuar me Kurtin? Do t’ju pyes derisa ta marr një përgjigje”, kishte shkruar presidenti serb.

- Advertisement -

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ishte përgjigjur Presidentit të Serbisë përmes Facebook-ut duke shkruar se ata nuk e kanë zgjedhur se si e ka rregulluar Albin Kurti zyrën e partisë së tij.

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, thuhej në reagimin e ambasadës.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës.

“Aty u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tyre me qeverisjen tonë të re. U bisedua edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës dhe sfidat e mbetura drejt seancës konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor 2019”, thuhet në njoftimin e VV-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit