17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Merkel dërgon njeriun e saj në Kosovë, që të thyej murin mes VV-së e LDK-së

Rekomandime

Një ekip i dërguar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kryesuar nga njëri ndër njerëzit më të afërm të saj në kuadër të Bundestagut , Peter Bauer, do të arrijnë sonte në Kosovë, ku nesër do të zhvillojnë takime të ndara me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

- Advertisement -

Siç raporton Gazeta Blic, brenda dy partive politike, kanë konfirmuar se ky delegacion është nisur në Kosovë, me urdhër të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe se kjo mund të jetë përpjekja e fundit që gjermanët do e bëjnë për t’u arritur koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së.

Sipas agjendës së këtij ekipi të deleguar nga Merkel, bëhet e qartë, që në takimet e ndara me Kurtin dhe Mustafën, ata do të kërkojnë preraz që të ketë marrëveshje mes këtyre dy partive politike.

Bayer, është një politikan me të kaluar të madhe në shtetin gjerman dhe njihet si njëri ndër personat më të afërm të kancelares Merkel.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, burime të Gazetes Online “Reporteri.net” thonë se kreu i VV-së dhe ai i LDK-së kanë paraparë që të enjten të takohen sërish. Takimi pritet të ndodhë pikërisht në ditën kur Kurtin dhe Mustafen do t’i vizitojë në selitë e tyre njeriu i Angela Merkelit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit