13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Flet Policia për rastin e zyrtarit që u tha se bleu alkool: Ishte jashtë detyrës, kishe blerë lëngje

Rekomandime

Në rrjete sociale dje kanë qarkulluar pamje në të cilat shihet një zyrtar policor i Policisë së Kosovës në Ferizaj duke hyrë në një dyqan pa maskë, nga i cili del me disa shishe që duken si birra.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar majorin Mehmetali Hajdini nga Policia në Ferizaj, i cili ka thënë polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare me veturën e tij private dhe se shishet sipas policit kanë qenë pije joalkoolike.

- Advertisement -

“Sipas verifikimit preliminar, po dyshohet se i njëjti polic ishte jashtë detyrës zyrtare me veturën e tij private dhe sipas raportit i njëjti ka deklaruar se kishte blerë pije joalkoolike Laqin / Fresh. Pra, polici ishte duke u kthyer me veturën e tij private për në shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit