24.1 C
Pristina
Saturday, April 6, 2024

Ambasadorja kroate: Kosova të na ndihmojë që t’i bindim shtetet skeptike për liberalizimin e vizave

Rekomandime

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Daniela Barisic, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Kosova do të jenë në fokus të presidencës kroate.

Ajo ka thënë se Zagrebi zyrtar mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, megjithatë dhënë një porosi për Prishtinën zyrtare për kryerjen e disa punëve të shtëpisë, duke filluar me krijimin e shpejtë të një qeverie.

- Advertisement -

Kosova si dhe pjesa tjetër e rajonit mund të presin që do të jenë në fokus të presidencës tonë. Samiti i majit në Zagreb do të jetë shumë i rëndësishëm për rajonin.

Sepse dëshirojmë që të mbështesim rrugën tuaj drejt BE’së. Por sigurisht që janë disa gjëra që Kosova t’i bëjë vetë.

Ne sigurisht që presim një krijim të shpejtë të qeverisë së re sepse qytetarët kanë votuar në tetor, dhe tashmë jemi duke pritur qeverinë e re”, ka thënë Barisic .

- Advertisement -

Ajo ka thënë se qytetarët e duan një Kosovë ku sundon ligji dhe ku respektohen të drejtat e njeriut, dhe ku ecët përpara me miratimin e reformave që janë gjithmonë në të mirë të qytetarëve.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Barisic ka thënë se Kroacia vlerëson se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, megjithatë sipas saj për të ndodhur heqja e regjimit të vizave duhet të arrihet konsensus edhe me 27 shtetet tjera anëtare.

- Advertisement -

Ajo thotë se Kosova duhet t’i jap argumente Presidencës Kroate që është bërë puna e kërkuar për liberalizim të vizave, për t’i bindur kështu shtetet të cilat kanë rezerva se kosovarët meritojnë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen.

Barisic gjithashtu ka porositur që Kosova duhet të vazhdojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Le të shpresojmë. Sigurisht Kroacia mendon që ju i keni plotësuar të gjitha kriteteret, por duhet të arrijmë konsensus me 27 shtetet anëtare. Na nevojiten argumente që ju keni bërë gjithçka është dashur të bëhet. Duhet të vazhdoni luftimin e krimit dhe korrupsionit, na duhet një pasqyrë e punës. Na jepni neve argumente që të bindim shtetet anëtare që po ngurrojnë, dhe t’iu prezantojmë atyre që iu keni bërë gjithçka që keni mundur dhe që po vazhdoni të bëni punën tuaj”, ka shtuar tutje diplomatja kroate.

Sa i përket dialogut, Barisic thotë se Kroacia mbështet dialogun dhe sipas saj gjërat mund të zgjidhen vetëm nëse palët ulen dhe i diskutojnë ato. Ndërkohë Samitin e Zagrebit që do të mbahet gjatë muajit maj në Kroaci, Barisic e sheh si një mundësi të shkëlqyer për të ndihmuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“ Për dialogun duhet të keni një qeveri, më pas për tu ulur dhe për të biseduar. Ne mbështesim dialogun. Ju mund t’i zgjidhni problemet vetëm nëse uleni dhe flisni. Por së pari duhet të keni një qeveri. Dhe në Samitin e Zagrebit ne synojmë të vendosim një kornize politike të strukturuar për të kuptuar se cilat janë fazat e pranimit të të gjitha vendeve, pra të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në çfarë periudhe kohore mund ta presin lëvizjen e tyre përpara”, ka thënë për Express ambasadorja kroate.

Ndërkohë Barisic ka dhënë edhe një mesazh për Kosovën teksa ka ndarë përvojën e Kroacisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ajo ka treguar se në Kroaci për dhjetë vjetë me radhë ka pasur një konsensus politik sa i përket çështjeve që ndërlidhen me integrimin në BE dhe ka thënë se çështje të tilla asnjëherë s’janë përdorur për luftën e brendshme politike.

Ambasadorja kroate ka thënë se edhe klasa politike në Kosovë duhet të ulet e të gjejë një konsensus për të ecur përpara drejt BE’së.

“Ne kemi pasur një konsensus real të pozitës dhe opozitës, dhe kurrë nuk i kanë shfrytëzuar çështjet e BE’së dhe NATO’së në fushën e politikës lokale. Kurrë. Ai konsensus ka zgjatur për më shumë se një dekadë. Dhe ia dolëm. Mendoj që një prej këshillave kryesore është , përpiquni të uleni dhe të gjeni një konsensus sepse është diçka që vendi ka nevojë, dhe sigurisht në veçanti vendi juaj”, ka përfunduar Barisic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit