12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ekskluzive: Nga marsi pritet të hapen dyert e ‘Fadil Vokrrit’ për tifozët në ndeshjet e Kosovës

Rekomandime

Në mars të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë kishte urdhëruar ndalimin e të gjitha aktiviteteve sportive në vend.

- Advertisement -

Pas një pauze 3 mujore, ishte vetëm Superliga e Kosovës në futboll që mori leje speciale të vazhdonte aktivitetin, por pa praninë e shikuesve.

Tifozë nuk pati në asnjërën ndeshje të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve, gjatë 3 muajve të fundit.

Mungesën e tyre, futbollistët e Kosovës e kanë cilësuar disa herë si faktor ndikues në rezultatet negative.

- Advertisement -

Megjithatë, ka shumë shpresë që ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në kualifikimet e kampionatit botëror, t’i ndjekin nga stadiumi.

Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi në intervistë për Indeksonline ka deklaruar se do të ketë takim me zyrtarët e FFK-së për të harmonizuar qëndrimin dhe pastaj mund të parashtrohet kërkesa që të lejohet hyrja e një numri të caktuar të tifozëve në ndeshje futbolli.

“Uroj që numri i të infektuarve të bie, që të ketë shikues në stadiume. Pasi u hodh shortit për Kosovën, unë do ta kem një takim me Federatën e Futbollit. Do të koordinohemi bashkarisht si prej ditës së parë të pandemisë. Ne do t’i dërgojmë kërkesat tona, por vendimet i merr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Unë vet kam qenë sportiste dhe e di çfarë do të thotë me pas përkrahjen e shikuesve. Prej ditës së parë të pandemisë e deri më sot siç kam vepru si ministre e sportit do të jem në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit kompetent. Kjo kohë e pandemisë po na sfidon, por ne duhet t’i respektojmë të gjitha rregullat e IKSHP-së” ka deklaruar Dumoshi për Indeksonline.

- Advertisement -

Në muajin tetor, UEFA mori vendim shikuesit të lejohen në 30% të kapaciteteve të stadiumeve.

Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon secilit shtet që varësisht prej situatës me Covid-19 mund ta zbatojë këtë rregullore ose jo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit