12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Amerika armatos “deri në dhëmbë” Poloninë, miraton shitjen e tankeve prej 6 miliardë dollarësh

Rekomandime

Administrata e Joe Biden ka miratuar një shitje të mundshme prej 6 miliardë dollarësh të tankeve Iuftarake dhe pajisjeve tjera tek Polonia.

Kështu njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit mes tensioneve të rritura në rajon dhe ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në Poloni, shkruan CNN.

- Advertisement -

Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në Evropë”, thuhet në njoftim.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Polonisë për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar një forcë të besueshme që është e aftë të frenojë kundërshtarët dhe të marrë pjesë në operacionet e NATO-s. Polonia nuk do të ketë vështirësi të thithë këtë pajisje në forcat e saj të armatosura”, u tha në njoftim.

“Shitja e propozuar e kësaj pajisje dhe mbështetje nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon,” shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit