21.9 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Amerika deklarohet pasi Kurti hoqi taksën dhe vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë

Rekomandime

SHBA: Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia.

Ambasada amerikane në Kosovë, ka reaguar heqjes së taksës nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe vënien e reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia.

- Advertisement -

Ambasada kanë kundërshtuar vendimin e Kurtit, duke thënë se SHBA ishte e qartë se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja.

Sipas Amerikës, këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Kumtesë nga Ambasada e SHBA-ve lidhur me tarifat

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës.

- Advertisement -

Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia.

Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit