0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Amerika dhe Turqia përplasen në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s

Rekomandime

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dënuar veprimet “provokuese”, siç i ka cilësuar ai të Turqisë gjatë Samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s. Pompeo ka theksuar se Ankaraja kundërshton parimet dhe funksionimin e Aleancës, duke minuar kështu kohezionin e saj.

- Advertisement -

Mediat greke duke cituar burime diplomatike, raportojnë se Pompeo nënvizoi veprimet provokuese të Turqisë në Mesdheun Lindor, Libi, Siri dhe Nagorno-Karabak.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, kreu i diplomacisë amerikane vuri në dukje se blerja e sistemit anti-ajror S-400 është një “dhuratë për Rusinë” nga një aleat i NATO-s.

Duke përfunduar, ai tha se mekanizmi i de-përshkallëzimit, i cili nuk funksionon për fajin e Turqisë, duhet të rifillojë.

- Advertisement -

Përpara telekonferencës së ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se ai ishte “ende i shqetësuar” për situatën në Mesdheun Lindor dhe se se po vazhdojnë të punojmë për të shuar tensionet.

Pas fjalimit të Pompeso, reagoi Ministri i Jashtëm turk, me sa duket i bezdisur nga fjalimi i mëparshëm i Sekretarit të Shtetit të SHBA, ai kritikoi qasjen e Amerikës dhe Francës.

- Advertisement -

Në veçanti, Mevlüt Çavuşolulu thuhet se përsëriti akuzat kundër operacionit evropian “Paqja”, duke thënë se incidenti i fundit nuk ndodhi rastësisht pak para Këshillit Evropian.

Ai më pas hodhi kritka ndaj Shteteve të Bashkuara, duke shprehur “keqardhje” që ishte “kundër Turqisë”, duke mbështetur “pozicionet maksimaliste të Greqisë dhe Qipros” dhe duke mbështetur kurdët, ndërsa tha se Gjermania ishte e vetmja që kishte përkrahur Turqinë.

Duke folur për Francën, Tsavousoglu tha se “pozicioni francez në Libi është kërcënimi më i madh për kohezionin e Aleancës”.

Ai e përfundoi fjalimin e tij, sipas të njëjtave burime, duke thënë me irritim të qartë se Grupi i Minskut brenda OSBE-së është i njëanshëm në favor të Armenisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit