Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt ka deklaruar se SHBA-të do të shpërndajnë për vendet tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.
“SHBA do të lëshojë 60 milionë doza Astra Zeneca për vendet e tjera pasi ato të jenë të disponueshme”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.
Slavitt pohon se aktualisht për momentin shteti amerikan nuk i ka dozat dhe se po punon për sigurimin e tyre.
Veprimtari shqiptar atje Uk Lushi ka kërkuar nga Slavitt 500 mijë doza për Kosovën.
“Kërkesa ime për 500 000 vaksina për Kosovën shtetit amerikan”, njoftoi Lushi në Facebook.
“Amerika së shpejti lëshon 60 milionë vaksiona Astra Zeneca për vendet tjera! Thank you America! Ju lutem shkoni në Twitter dhe shkruani Andy Slavitt, përfaqësuesit të Presidentit për vaksina!”, theksoi ai.
https://www.facebook.com/uklushi/posts/10221244995616869