8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tetë mjekë dhe infermierë nga prizreni dolën pozitivë me covid-19

Rekomandime

Tetë mjekë e infermierë të Spitalit Rajonal të Prizrenit mbrëmë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Ata janë raste kontakti të infermieres, e cila doli pozitive para dy ditësh. Detaje rreth këtyre rasteve ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Visar Shehu.

- Advertisement -

Mbrëmë janë konfirmuar nëntë raste të reja me koronavirus në Prizren. Tetë prej të infektuarve janë nga Spitali Rajonal i Prizrenit dhe vetëm një është familjar.

Në mesin e të infektuarve nga Spitali i Prizrenit janë mjekë e infermierë, sa kam informacione nga reparti i dializës”, ka thënë Shehu.

I pari i shëndetësisë në këtë komunë ka deklaruar se sot pritet të bëhet testimi i së paku 34 personave, që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

- Advertisement -

Sot pritet që të testohen 34 mostra, por ka mundësi që gjatë ditës të shtohen edhe 10 mostra, ende nuk është e sigurtë”.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 39 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Me këtë shifër, numri i të gjithë të infektuarve shkon në 669 raste. Deri tani janë shëruar 159 të infektuar, derisa 19 të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit