Shtetet e Bashkuara të Amerikës, muajin e kaluar i kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës tetë autoambulanca.
Lajmin e ka bërë publik Ambasada Amerikane në Prishtinë nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan AktivPress.
Ambasada thotë se SHBA është krenare që e mbështet modernizimin e FSK-së me kontigjente të automjeteve.