12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Amerika i reagon Rusisë në mbledhje të Këshillit të Sigurimit: Nuk mund të na mbani ligjërata

Rekomandime

Përfaqësuesi i SHBA-së në KS të OKB-së ka filluar fjalimin e tij për mandatin e UNMIK-ut në Kosovë duke përgënjeshtuar disa fjalë të delegacionit rus.

Përfaqësuesja ruse filloi fjalimin e saj duke përmendur bombardimet e NATO-s në Kosovë dhe duke thënë se ato janë bërë me uranium të varfëruar dhe ka krijuar radiacion.

- Advertisement -

SHBA reagoi duke thënë se këto fjalë janë gënjeshtra dhe se për fat të keq po duhet shpesh që të ketë ndërhyrje ndaj fjalimeve ruse në takime ndërkombëtare për shkak të lajmeve të rreme që shpërndajnë.

Është mbledhja e parë për UNMIK-un prej ndërhyrjes brutale të Rusisë në Ukrainë.

Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet i rëndësisë së veçantë.

- Advertisement -

Duhet ti përgjigjemi delegacionit rus.

Filloi me informacione të rreme që i presim fatkeqësisht nga delegacioni rus këto ditë, që përdori termin uranium i varfëruar dhe radiacion.

- Advertisement -

Nuk dua të marrë kohë për këto informacione të rreme.

Por i kemi parë live pamjet nga Bucha e Mariupol që nuk besoj se mund t’i shohë asnjë rus.

Të jesh nga delegacion i një shteti që ka krijuar këto pamje nuk besoj se mund të mbajë dikush ligjërata për të drejtat e njeriut”, tha ai.

Tutje ai tha se misioni i UNMIK-ut është përmbushur dhe se Kosova nuk ka më domosdoshmëri për të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit