7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Amerika i thotë Kosovës e Serbisë të marrin shembullin e Columbias për Ujmanin: Çka është ajo?

Rekomandime

Raporti final i Qeverisë së ShBA-së për Liqenin e Ujmanit tashmë është dorëzuar te Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë nga ambasada amerikane në Prishtinë dhe ajo në Beograd. Por, çfarë propozohet në atë raport?

- Advertisement -

Raporti është i gjatë 53 faqe dhe nuk merret shumë me historinë e këtij liqeni që përkohësisht ishte emëruar edhe “Liqeni Trump”.

Aty propozohet që të merret shembull Traktati i Lumit Columbia mes ShBA-ve dhe Kanadasë.

“Ne propozojmë që, Serbia dhe Kosova të konsiderojnë bashkëpunimin teknik të zhvilluar nën Traktatin e Lumit të Columbias mes ShBA-ve dhe Kanadasë mes furnizimit me ujë, kontrollimit të përmbytjeve dhe agjencive të energjisë, dhe modelimin e nevojave institucionale për mbështetjen e një komisioni të tillë për lumin Ibër/Ibar.” – thuhet në raport.

- Advertisement -

Traktati i përmendur është marrëveshja e vitit 1961 mes ShBA-ve dhe Kanadasë për zhvillimin dhe operimin e digave në pjesën e epërme të bazenit të Lumit Columbia për kontrollin e përmbytjeve dhe energjisë në të dyja vendet.

Katër diga ishin ndërtuar nën këtë traktat: tri në provincën kanadeze të Kolumbisë britanike dhe një në shtetin amerikan të Montanas.

- Advertisement -

Një gjë e tillë pra do të nënkuptonte që Kosova dhe Serbia së bashku të kontrollonin Ujmanin edhe pse 85% e tij është në territorin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit