1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Amerika sanksionon Shefin e BIA’s Aleksandar Vulin – kjo është arsyeja

Rekomandime

Sot, Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja, ka sanksuar Aleksandër Vulinin, që momentalisht mban pozitën e Shefit të Inteligjencës serbe.

Sipas njoftimit të dhënë nga Departamenti amerikan i Shtetit, sanksionimi i Vulinit tregon vendosmërinë e SHBA-së për t’i mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në afera korruptive dhe që çojnë përpara agjenda të tyre politike dhe personale, në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Pernëdimor.

- Advertisement -

“Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për veprimet e tij të korruptuara dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu veprimtaritë keqdashëse të Rusisë në rajon”, ka thënë Nën-Sekretari amerikan i Thesarit, Brian S. Nelson.

Në njoftim thuhet se Vulin është përfshirë në krimin e organizuar transnacional, operacionet ilegale të narkotikëve dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Vulin ka mbajtur një marrëdhënie të ndërsjellë përfituese me tregtarin serb të armëve, Slobodan Tesiq, të sanksionuar nga SHBA-ja, duke ndihmuar që dërgesat e paligjshme të armëve të Tesiqit të lëvizin lirisht përtej kufijve të Serbisë”, thotë njoftimi i DASH.

- Advertisement -

Vulin tani është drejtor i BIA-s serbe, që më herët ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Punëve të Brendshme. Thesari amerikan thotë se këto institucione nuk preken nga sanksionimi i Vulinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit