10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Amerika shton numrin e ushtarëve në Kosovë

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të rrisin numrin e prezencës së ushtar)ve amerikanë në territorin e Kosovës, kjo pas një vendimin të Shtëpisë së Bardhë.

- Advertisement -

Më shumë se 100 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kolorados janë duke u thënë lamtumirë familjeve të tyre ndërsa përgatiten për të ardhur në Kosovë.

Rreth 130 ushtarë do të kalojnë vitin e ardhshëm në Kosovë duke ushtruar sulme ajrore, evakuim të viktimave dhe mbështetje luftarake së bashku me forcat e NATO-s.

Mund të duket si një vend paqësor, por drejtuesit e Gardës Kombëtare të Kolorados ua kujtojnë ushtarëve që Ballkani është një vend “i nxehtë”.

- Advertisement -

“Unë kurrë nuk kam qenë jashtë vendit më parë, kështu që do të jetë një përvojë e re argëtuese,” tha 23-vjeçarja Kelley Bowers nga Aurora.

“Unë kam qenë në Afganistan për gjashtë muaj dhe atëherë kisha mundësi të shkoj në shtëpi për ta parë familjen time për rreth 40 ditë, ndoshta. Ndërsa tani jemi duke shkuar për në Kosovë për 11 muajt e ardhshëm,” tha Stanton Walker nga Cedaredge, i cili falënderon gruan e tij.

- Advertisement -

Ndërsa një tjetër ushtarak tha se ne po shkojmë në Kosovë për interes të sigurisë kombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit