19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Amerika solidarizohet me Shqipërinë për tërmetin: Jemi me ju

Rekomandime

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur solidaritetin me Shqipërinë për ditët e vështira që po kalon si pasojë e tërmetit kastrofik që shkaktoi vdekjen e 42 personave, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëme ta pallogaritshme materiale.

- Advertisement -

“Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e Pavarësisë, ne ofrojmë ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Sot, lutjet tona janë me familjet e tyre, si dhe me ata të plagosur. Në emër të popullit amerikan, urojmë për të gjithë të plagosurit shërim të shpejtë. Edhe tani, ashtu si në periudha të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë me miqtë tanë në Shqipëri” shprehet Pompeo në deklaratën për shtyp.

Që nga rënia e komunizmit tridhjetë vjet më parë, vijon Pompeo, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një partneritet gjithnjë e më të fortë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin me ngulm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe përgëzojnë vendosmërinë e Shqipërisë në ndjekjen e këtij qëllimi. Ne e përshëndesim përpjekjet e Qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë ato reforma që synojnë forcimin e një gjyqësori të pavarur. Ne vlerësojmë thellësisht kontributet pozitive të Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpresim udhëheqjen e Shqipërisë si kryetari i OSBE-së 2020”.

- Advertisement -

Pompeo thekson se miqësia ShBA-Shqipëri qëndron si një shtyllë e qëndrueshme e paqes dhe stabilitetit, dhe ne mezi presim për shumë vite të tjera miqësi dhe bashkëpunim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit