Presidenti amerikan, Donald Trump, sot pritet ta konfirmojë se udhëheqësi i Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë gjatë një operacioni të kryer nga forcat amerikane në Siri.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Trump do të del me një deklaratë, pasi ai kishte paralajmëruar në Twitter se “Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur”, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Një zyrtar amerikan i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë për Reuters se Bagdadi ishte në shënjestër të një sulmi të kryer nga amerikanët gjatë natës, por ai nuk ka treguar nëse operacioni u krye me sukses.
Ndërsa burime të sigurisë irakiane dhe iraniane kanë thënë se kishin konfirmime nga brenda se Bagdadi ishte vrarë.