10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Reciprociteti me Serbinë/Kosova kthen prapa 15 maune

Rekomandime

Pas shumë polemikave, madje edhe ngrirjes së procesit të dialogut me Serbinë, më 1 prill të këtij viti, qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti mori vendim për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe e njëjta u zëvendësua me reciprocitet.

Një vendim ky që s’u prit mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por as nga vet Serbia.

- Advertisement -

E në anën tjetër, ndaj Bosnjës nuk është marrë masë shtesë. Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka treguar për IndeksOnline se cila është vlera e mallrave që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë këtyre dy muajve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

“Nga Serbia e deri tani kemi pasur 35 milionë euro importe, kurse nga Bosnja importi ka arritur në 7 milionë euro”.

Por, në mbledhjen e 37-të të qeverisë, të mbajtur të shtunën që lamë pas, në mesin e 6 vendimeve të marra, ishte edhe një që kishte të bënte pikërisht me reciprocitetin me Serbinë.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti pati njoftuar se çdo maune që hyn nga Serbia në Kosovë, obligohet që të përdor stemën dhe emrin “Republika e Kosovës” në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare.

“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’.

- Advertisement -

Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare.

Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës”, kishte shkruar i pari i qeverisë.

Ndërsa, Stavileci nga Dogana e Kosovës, thotë se deri tash kanë kthyer pas 15 maune nga Serbia, të gjithë që kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit.

“Deri tani kemi të kthyer 15 maune, të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit sipas pikës 1 respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 të vendimit të qeverisë”, thotë ai.

E, vendimi i fundit nuk i pëlqeu aspak Serbisë, Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç kishte reaguar, duke thënë se kjo është e papranueshëm për Serbinë, duke e quajtur si vendim më të keq se vendosja e taksës 100 përqind.

Ai madje tha se Beogradi nuk do ta vazhdojë dialogun nëse këto masa nuk shfuqizohen.

Kujtojmë që taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në krye me Ramush Haradinajn në nëntor të vitit 2018.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit