9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Amerikanët në Prishtinë kanë një mesazh për festën e Vitit të Ri

Rekomandime

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe dhe bashkëpunëtorët e tij amerikanë në Kosovë përmes një videoje kanë uruar Vitin e ri 2022 dhe kanë dhënë mesazhet e tyre.

Përmes Twitter-it, Giacobbe ka thënë se viti 2021 ka provuar se partneriteti në mes të Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë.

- Advertisement -

“Në vitin 2021 u shfaq këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e Kosovës dhe kosovarëve. Viti 2021 provoi gjithashtu se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe.

Të arriturat e përbashkëta Kosovë-SHBA përmenden gjatë gjithë videos, si dhe bashkëpunimet e shumta që janë bërë në këtë vit.

Në videon e publikuar në fillim përmendet donacioni amerikan i vaksinave për Kosovën, dhe gjithashtu shkuarja e ushtarëve të Kosovës në Kuvajt në kuadër të ushtrisë amerikane atje.

- Advertisement -

Gjithashtu përmenden edhe strehimi i afganëve dhe bashkëpunimi me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit