-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Amerikanët u përgjigjen kinezëve

Rekomandime

Ndërkohë që në Kinë po mbahej parada ku u demonstruan disa nga armatimet më moderne të ushtrisë së vendit komunist, me rastin e 70-vjetorit të themelimit, Marina e Shteteve të Bashkuara testoi predhën më të re në oqeanin Paqësor, aty ku tensionet midis dy shteteve janë rritur ndjeshëm prej kohësh.

Në ujërat e Guamit, anija luftarake amerikane “USS Gabrielle Giffords” lëshoi Predhën Goditëse Detare (NSM), e cila është pikaset me vështirësi nga radarët dhe mund të manovrojë për të shmangur sistemet mbrojtëse të armikut.

- Advertisement -

Në testimet e kryera u lëshuan edhe predha të tjera, nga anije të tjera luftarake të vendosura aty nga SHBA.

Lëvizja e amerikanëve shihet si kundërpërgjigje për vendosjen e gjithmonë e më shumë armatimeve nga ana e kinezëve në Paqësor, sidomos në detin e Kinës Jugore, një nga zonat më të kontestuara në botë. Vende të shumta pretendojnë të kenë përparësi në rajonin e ngarkuar me rrugë tregtare, por Pekini këmbëngul se ka përparësi në pjesën dërrmuese të tij, madje ka ndërtuar edhe ishuj artificial që të rrisë rrezen e ndikimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit