Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdhi të hënën në Kosovë.
Delegacioni u takua edhe me kryeministrin Avdullah Hoti, ku u diskutua sesi të implementohen projektet e dakorduara në marrëveshjen për normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi të arritur më 4 gusht në Shtëpinë e Bardhë , e që e mbikëqyri Presidenti Donald Trump, njofton Klan Kosova
Duke qenë se ekspedita diplomatike udhëheqet nga njerëzit e Ministrisë amerikane të Energjetikës, me krejt palët takuese është folur për studimin e fizibilitetit që ata do ia bëjnë Liqenit të Ujmanit.