5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gazetari nga Zvicra: Laboratorët në Kosovë shitën teste të rrejshme për diasporën – një pjesë përfunduan në intenzivë

Rekomandime

Gazetari i famshëm nga diaspora, Enver Robelli, ka bërë një akuzë të hapur ndaj laboratorëve në Kosovë.

Ai ka akuzuar se laboratorët kanë lëshuar teste të rrejshme për mëgrimtarët, të cilët më pas kanë përjetuar gjendje të rëndë dhe kanë përfunduar në trajtim intensiv në Zvicër.

- Advertisement -

“Testet janë blerë siç blihen çamçakëzet në kios.” – thotë z. Robelli, përcjell Periskopi.

Ai ka kërkuar që një gjë e tillë të hetohet nga policia dhe Prokuroria derisa ka deklaruar që përgjegjësit për këto vepra “duhet të burgosen”.

Statusi i plotë:

- Advertisement -

Sipas të gjitha gjasave shumë laboratorë në Kosovë kanë lëshuar teste të rrejshme për mërgimtarët, të cilët janë kthyer në Zvicër.

Sapo kanë ardhur këtu, gjendja e tyre është rënduar, një pjesë kanë përfunduar në trajtim intensiv.

- Advertisement -

Testet janë blerë siç blihen çamçakëzët në kiosk. Edhe ky është njëri nga shumë skandalet kosovare. Policia dhe prokuroritë në Kosovë kanë shumë punë. Sikur të punonin… Laboratorët që zbulohen se kanë shitur teste, duhet të mbyllen dhe përgjegjësit e tyre – këta idiotë e kriminelë – duhet të burgosen!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit