5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Amerikani ligjëron në xhaminë e Prishtinës

Rekomandime

Zyrtari për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare nga Ambasada Amerikane, John Bush, ka qenë sot në xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë.

Ky ka zgjedhur që të takohet me besimtarët myslimanë të premten, para namazit të xhumasë.

Respektin për rregullat e objektit fetar, ky e tregon që në fillim. Në fakt, ky virtyt është tema kryesore e fjalimit të tij para xhematit, të cilit iu drejtua në shqip.

- Advertisement -

Sipas zyrtarit amerikan, toleranca ndërfetare ka ndikuar edhe në zhvillimin e shtetit të tij, që e quan mjaft religjioz.

Bush ka thënë se është i mahnitur se si shqiptarët kanë aq shumë heronj myslimanë e krishterë, andaj bën thirrje që kjo tolerancë të vazhdojë edhe më tej.

Sipas tij, vajzat myslimane me shamia duhet lejuar në shkolla.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit