8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kandiq: Thaçi i dërgoi mesazh të qartë Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës

Rekomandime

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka vlerësuar se fjala e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën hapëse të mbrojtjes të martën, dërgoi mesazh të qartë drejt Qeverisë së Kosovës – SHBA është partneri më i rëndësishëm.

Kandiq një gjë të tillë e ka thënë nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, teksa ka shtuar se Thaçi ftoi bashkësinë ndërkombëtare të hetojnë raportin e Dick Martyt, të miratuar si rezolutë nga Këshilli i Evropës.

- Advertisement -

“Hashim Thaçi nga Haga i ka dërguar mesazh të qartë qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës se SHBA-të janë aleati më i rëndësishëm. Ai tha gjithashtu se ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë një hetim ndërkombëtar në lidhje me raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kandiq.

Ish-presidenti Thaçi tha se është i lumtur se diplomatë të rangut të lartë do të dëshmojnë për pafajësinë e tij. Ai rikujtoi edhe angazhimin e SHBA-së për çlirimin e Kosovës.

“…Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time. Ne besuam në vendosmërinë tonë për të qenë të lirë. Por të gjithë e denim se pa bashkësinë ndërkombëtare e vecanërisht SHBA, nuk do mund të ishim të lirë”, deklaroi ish-presidenti Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit