1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ana Bërnabiq tregon prioritetin e Serbisë për dialogun me Kosovën

Rekomandime

Shefja e ekzekutivit serb ka thënë më tej se progresi i Serbisë “është motivim tejet i madh për ne”.

“Prioritetet tona mbesin në stabilitetin rajonal, dialogun me Prishtinën, dhe ekonomia”.

- Advertisement -

Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë takimeve ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, në rastin e hapjen e kapitullit të katërt për anëtarësim në unionin evropian.

“Sot është ditë tejet e rëndësishme për Serbinë, sepse kemi hapur kapitullin e katërt për anëtarësim në BE. Ky është sukses i madh, dhe i përgëzoj qytetarët e Serbisë, Qeverinë dhe Presidentin e Serbisë”, ka thënë ajo.

Shefja e ekzekutivit serb ka thënë më tej se progresi i Serbisë “është motivim tejet i madh për ne”.

- Advertisement -

“Falënderojmë BE-në dhe shtetet anëtare të saj për mbështetjen dhe mirëkuptimin. Ata na kanë dëshmuar se janë të hapur, ata shohin, ata janë gati të dëgjojnë dhe të shpërblejnë atë që kemi bërë”.

“Prandaj kjo është edhe motivim që ne të vazhdojmë më shpejtë, të punojmë dhe të kemi rezultate më të mëdha”.

- Advertisement -

Sipas saj, hapja e kapitullit 4-të për negociatat me unionin evropian, tregon “njohjen e BE-së ndaj gjithçka që ka bërë Serbia për ruajtjen e ambientit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit