19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Analisti amerikan Bugajski: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndërpritet

Rekomandime

Analisti amerikan Janush Bugajski, gjatë një interviste ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është përpjekja për të arritur marrëveshje. Serbia përpiqet të pengoi Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

Bugajski ka thënë se ky dialog duhet të ndërpritet sepse është një farsë. Sipas mediave të huaja, ai tregoi se suImet ndaj policëve të Kosovës në veri, janë të nxitura nga Beogradi. Gjithashtu Bugajski u shpreh se nuk ka kompromisë mes pavarësisë dhe mospavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Janë tre objektiva kryesore të sulmeve të përpiqen ta mbajnë Kosovën të paqëndrueshme, t’i demonstrojnë BE-së se kufijtë e Kosovës mbeten të diskutueshëm dhe të testojnë reagimin e qeverisë në Prishtinë. Në një moment, qeveria e Vuçiçit mund të përpiqet të përshkallëzojë suImet për të testuar më tej reagimin e BE-së dhe NATO-s. Një reagim i dobët ose ai që kërkon disa kompromise të reja diplomatike do të shihet si një fitore për Beogradin.Të gjithë negociatorët duhet ta kenë të qartë se nuk ka kompromis mes pavarësisë dhe mospavarësisë së Kosovës. Pasi Serbia nuk do ta pranojë statusin përfundimtar të Kosovës si shtet i pavarur, dialogu duhet të ndërpritet. Ai thjesht përdoret si një re tymi nga Beogradi për të ngrirë përparimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për të gjeneruar konflikte tha Bugajski,” tha Bugajsk.

Bugajski thotë se Serbia përmes dialogut po përpiqet ta ndalojë Kosovën që të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit