1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Analisti gjerman del me një “kompromis”: Kosova ta shtyjë afatin për targat, Serbia kërkesën për Asociacionin

Rekomandime

Analisti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve politike Bodo Weber, tha se për shkak të largimit të serbëve nga institucionet kosovare, situata aktuale në Kosovë është pranë përshkallëzimit më të madh që nga viti 2013.

“Kjo sigurisht tregon, dhe atë që tashmë është evidente në dy vitet e fundit, se negociatat (Beograd dhe Prishtinë) kërkojnë angazhim nga nivelet më të larta në Berlin, Paris dhe Uashington. Ne kemi parë gjithashtu se negociatat për mosmarrëveshjet dypalëshe jashtë kornizës së negociatave gjithëpërfshirëse nuk çojnë askund. Sepse edhe pas mosmarrëveshjeve dypalëshe, siç është mosmarrëveshja për targat, qëndron çështja e statusit”, tha Weber për Nova.

- Advertisement -

Weber thekson se lëvizjet e fundit të Kosovës janë reflektim i një gjendjeje “të paqëndrueshme” të dialogut dhe se është e nevojshme që dy shtetet t’i kthehen negociatave për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai beson se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është kompromisi mes të dyja palëve.

“Nevojitet një rivendosje e plotë nga nivelet më të larta të zyrtarëve perëndimorë. Vetë fakti që në kontekstin e të ashtuquajturit propozim gjermano-francez pati një përshkallëzim të tillë tregon se ne jemi ende larg negociatave të tilla gjithëpërfshirëse. Nuk ka realisht asnjë rrugëdalje nga kjo situatë, përveç shtyrjes së vendimit të njëanshëm të Prishtinës dhe tërheqjes së kërkesës së palës serbe për formimin e Asociacionit, është pikërisht dialogu i ngecur në Asociacionin, i cili tregon se çështja nuk mund të zgjidhet jashtë. kornizën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, përfundoi Weber.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit