17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Daçiq: Millosheviqit i ishte ofruar të ikte në Rusi, gruaja e tij refuzoi

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi mbrëmë se Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) i kishte ofruar Sllobodan MiIosheviqit që të ikte në Rusi përpara se të arrstohej, por që ai kishte refuzuar sepse mendonte se nuk kishte nga të ikte.

Daçiq në Happy TV tha se gruaja e MiIIosheviqit, Mirjana Markoviq ishte kundër arratsjes së MiIIosheviqit.

- Advertisement -

“Ishte e lehtë atëherë ta bindje Sllobën të mos ikte. Pse nuk e la Slloba të shkojë në Rusi, kush e di se çfarë do të ndodhte ndërkohë”, tha Daçiq.

Ai shtoi se në kohën kur MiIIosheviqi u arrstua, ai ishte përpara vilës së tij në Dedinje me anëtarët e tjerë të partisë socialiste serbe.

Daçiq tha se më 6 tetor 2000, një pjesë e mirë e udhëheqjes së partisë që e udhëhoqi MiIIosheviqi u larguan nga ai subjekt politik.

- Advertisement -

“Zyrtarët po largoheshin nga partia. Përmes Tanjug, ata dhanë deklarata se kurrë nuk ishin dakord me politikën e Millosheviqit”, tha Daçiq

Ai theksoi se nuk e njihte mirë familjen Millosheviq, por shtoi se u përpoq t’i takonte ata dhe të ndihmonte në mbrojtjen e MiIIosheviqit.

- Advertisement -

“Sepse ai nuk ishte tradhtar”, tha Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit