19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Analisti i drejtohet në serbisht Vulinit: Eja në Kosovë nëse mundesh, jemi trashëgimtarët e UÇK-së

Rekomandime

Analisti Ardian Kastrati, ju është drejtuar në gjuhën serbe radikalit dhe njëherit ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Kastrati në gjuhën serbe e ka pasur një mesazh për radikalin Vulin, duke i thënë se ai dhe fëmijët e tij janë disa prej trashëgimtarëve të UÇK’së.

- Advertisement -

Ai sfidon Vulinin me “mirë se vjen nëse mundet” në Kosovë.

“Mirëmbrëma Zoti Vulin, e mirë se vini. Jemi drejtpërdrejtë nga RTK. Unë jam një prej trashëgimtarëve të UÇK’së, këta janë trashëgimtarët e tjerë, e fëmijët e mi janë trashëgimtarë të UÇK’së. Mirë se vini, nëse mundeni”, tha Kastrati në gjuhën serbe.

Kjo deklaratë e analistit Kastratit vjen pasi radikali Vulin po e fyen në çdo deklaratë UÇK’në dhe po e fyen popullin shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit