6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Analisti i tenisit lë me gojëhapur serbët: Gjokoviqi është fashist, nuk e dua edhe pse është më i miri

Rekomandime

Pasi fitoi Wimbledonin për herë të gjashtë dhe GrandSlamin e 20 në karrierë që e barazon me Federerin dhe Nadalin, Gjokoviq mendohet se mund të bëhet tenisti më i mirë në botë. Por, jo vetëm shqiptarët e Kosovës janë kundër tij.

- Advertisement -

Një ekspert i tenisit ka bërë një kolumne të fuqishme në të cilën tregon pse nuk e mbështet tenistin serb të lindur në malet e Kopaonikut.

Autori në fjalë është Shyam Kamal dhe titulli i tekstit është “Pse nuk mund ta mbështes Novak Gjokoviqin”, raporton B92, përcjell Periskopi.

“Nëse mund të zgjedhje një tenis që të luante për jetën time, nuk do ta zgjedhja Gjokoviqin, edhe nëse do ta dija se ai do të ishte e vetmja shans e imja për të mbetur gjallë,” – shkruan Kamal.

- Advertisement -

“Pavarësisht gjithçkaje, më duhet ta pranoj se Gjokoviq është ndoshta tenisti më i mirë i të gjitha kohërave. E urrej sepse është fashist. Pse? Sepse nëna e tij, Diana, në vitin 2008 tha “Mbreti është i vdekur, rroftë mbreti”, kur Gjokoviqi e mposhti Federerin në Australi. Kur e pashë emrin e tij në murin e Wimbledonit sërish pas 13 vitesh, mu kujtua sa me pasion që e urreja, por ai ishte ende aty, më i mirë se Nadali dhe Federeri, dhe çdo gjë është në anën e tij.” – vazhdon ai.

“Si u bë ai më i miri? E patë poentin e fundit në Wimbledonit. Ai luajti 11 goditje në rezultatin 2:1 në sete me 5:3 kundër Matteo Berretinit dhe priste që ai të gabonte. Kjo është lëvizje e mençur, por kush e don tenisin kështu?

- Advertisement -

“Kam menduar gjatë se pse e urrej aq shumë. Ndoshta shkaku i gjakftohtësisë dhe stilit të tij “të vdekur”. – shkruan Kamal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit